Lirohen serbët e arrestuar në Merdare, që u kapën duke futur material për votim në referendum

Publikuar më:

Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton lajmi.net.

Përveç koordinatorit Marko Jankoviq, Petkoviq ka thënë se janë liruar edhe tre vozitësit e kamionëve që po tentonin që përmes Merdares të fusnin në Kosovë këto materiale të referendumit të cilin Qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta lejojë.

“Ne liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, që është në kundërshtim me marrëveshjet. Materiali ka pasur t’i dorëzohet OSBE-së, ashtu si në vitet e kaluara. Në vend të saj, u paraqit policia me 10 vetura”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se menjëherë pas rastit e ka informuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Tutje, Petkoviq e ka akuzuar edhe shefin e OSBE-së në Kosovë, Mike Davenport se mbrëmë nuk ia ka hapur telefonin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.