Lëndohet rëndë një punëtor, dërgohet urgjentisht në QKUK

Publikuar më:

Një person ka pësuar lëndime turpore pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zedhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- ka thënë ajo për KALLXO.com

Ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.

JU REKOMANDOJMË