Legjenda e basketbollit mitrovicas, Naim Hajrizi ka qenë i ftuar në një emision televiziv për të diskutuar për lojën e Trepçës.
Me këtë rast ai tha se ekipi mitrovicas do shpallet kampion.
”A 3 me 1 a 3 me 2 nuk e di, mirëpo Trepça do jetë kampion”, u shpreh Hajrizi.
Ai ishte i ftuar përballë Arbër Elshanit, drejtori sportiv i Pejës i cili vazhdimisht po pretendonte për gjëra të pahijshme që që sipas tij i kishin ndodhur KB “Pejës” në Minator, përgjigjen e të cilave e mori nga vet Hajrizi.