LDK-ja kërkon që të anulohet konkursi ku u punësua reja e Mujkës dhe aktivistë të VV-së

Publikuar më:

Kryetari i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, i cili njëherazi është edhe Kryetar i LDK-së në Mitrovicë ka ngritur një paralele në lidhje me shquarsinë e Mitrovicës pas skandalit me teatrin, për të cilin raportoi ekskluzivisht “Jepi zë”.


Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, që njëherazi është edhe Kryetar i LVV në Mitrovicë, u raportua se ka punësuar me nepotizëm familjarë të tij e anëtarë të VV në teatrin e qytetit.

E për këtë, Kamberi u shpreh se për ironi skena e teatrit po shfaqë të vërtetën: nepotizmin në Mitrovicë.

Ai ka ngritur një paralele për Mitrovicën si qytet i industrisë e kulturës ku thotë se derisa e para u shkatërrua nga lufta, e dyta po shkatërrohet nga politikat e pandërgjegjshme.

Me këtë rast ai ftoi Faruk Mujkën dhe Agim Bahtirin që t’i anulojnë këto përzgjedhje për të treguar se nuk po keqpërdorin funksionet institucionale për interesa partiake e familjare.

Postimi i plotë i Kamberit:

Si për ironi, edhe në këtë rast, teatri është skena që nxjerrë në pah shfaqjen e së vërtetës. E vërteta pra është pikërisht ajo që ndodhi me teatrin Muharrem Qena. Nepotizëm.

Mitrovica si qytet dikur shquhej me industrinë dhe kulturën.

Të parën na e shkatërroj lufta, e të dytën po e shkatërrojnë politikat e pandërgjegjshme nga politikanë që nuk kanë kurrfar ndjesie për shpirtin e qytetit tonë, pra kulturën.

E ftoj edhe publikisht Kryetarin e Komunes dhe të VV-së në Mitrovicë që të reflektojnë, ta anulojnë përzgjedhjen e familjarëve të tyre në pozitat që i kanë emëru, si shenjë që ata nuk po i keqpërdorin pozitat e tyre për interesat e veta partiake e familjare.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.