LDK akuzon Qeverinë se po fsheh aksidentin e ministres: Ministrja shkeli një 9 vjeçare

Publikuar më:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e ka akuzuar Qeverinë Kurti se po tenton ta fshehë rastin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që ka aksidentuar një fëmijë në Prishtinë.

Mustafa shkroi në Facebook të dielën se institucionet po e fshehin këtë rast, derisa tha se momente pakujdesie mund të ndodhin “por nuk arsyetohet tentimi për fshehje”.

“A jeni në tokë të bukës, hej?! Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre. A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej”, shkroi Mustafa.

Për rastin në fjalë, ministrja Hajdari tha se fëmija është përplasur në veturën e saj, deri potencoi se i ka ofruar ndihmë dhe ka njoftuar organet kompetente.

JU REKOMANDOJMË