LDK-ja e Mitrovicës thonë se janë gati për ta dhënë kontributin për fitore

Publikuar më:

Kryetari Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka mbajtur mbledhjen e radhës me anëtarët e Kryesisë së Degës dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Komunën e Mitrovicës, në të cilën është folur për aktivitetet e deritashme të nëndegëve dhe strukturave të LDK-së lidhur me përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 06 tetor të këtij viti.

Fillimisht kryetari Kamberi tha se ka një interesim të jashtëzakonshëm të anëtarësisë së LDK-së për këto zgjedhje, pasi që LDK-ja si asnjëherë deri tash pas vdekje së kryetarit historik Dr Ibrahim Rugova ka arritu të ketë një unitet të plotë dhe të ketë një kandidat për kryeministër të Kosovës, të cilin e ka kërkuar vet anëtarësia e LDK-së.

Kryetari Kamberi, kërkoi nga kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e Kryesisë, që akoma të shtojnë mobilizimin dhe përkushtimin e tyre për angazhim dhe punë me anëtarësinë e LDK-së në Mitrovicë.

Në takim ishin edhe kandidatët për deputetë nga kjo parti, Kujtim Prekazi, Flutura Beka dhe Fahri Uka.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.