Laura Nushi nga Gjakova emërohet ud. drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës

Publikuar më:

Burime të “Jepi zë” brenda spitalit të Mitrovicës marrin vesh se gjakovarja Laura Nushi është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës

Internistja Nushi që punon në repartin e Hemodializës është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ud.drejtorit Enver Beqiri, dhe stafit tjetër.

Nushi në aktivitetet e saj në rrjetet sociale shihet se është shumë e afërt me zyrtar të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç pjesëmarrjes me udhëheqësit e VV-së ajo ka të shpërndarë në profilin e saj edhe aktivitete tjera të kësaj parte që udhëheq me me Kosovën.

Ndryshe sot Enver Beqiri dha dorëheqje bashkë me tre udhëheqës të tjerë të menaxhmentit të spitalit, Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative.

 

JU REKOMANDOJMË