Latifi: Dikur baballarët puthnin NATO’n, sot bijtë e nipat lëshojnë mjekrra vahabiste

Publikuar më:

Filozofi dhe analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka folur për 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s që i dha shtysë çlirimit të Kosovës në vitin 1999.

Latifi solli një kontrast të thellë midis asaj kohe dhe ditës së sotme, duke thënë se bijtë dhe nipat e gjeneratës që e përjetoi atë kohë, nuk janë mirënjohës ndaj NATO-s.

“26 vjet më parë baballarët me lotë në sy puthnin emblemën e NATO’s, e cila po i shpëtonte nga gjenocidi. Sot bijtë e nipat e tyre kanë lëshuar mjekrrat vahabiste dhe nga mëngjesi në darkë shajnë e pshtyjnë NATO’n, Amerikën, Perëndimin. Për llogari të Hamasit, ISIS’it’, të majtës antikapitaliste, të dreqit e t’birit”, shkroi Latifi në Facebook.

Në fund, ai tha se mjafton një gjeneratë e keqe për të shkatërruar gjithçka të mirë.

“Dikush një herë ka thënë: mjafton një brez i keq për ta shkatërruar atë që është ndërtuar me mundin e shumë brezave. Kjo thënie e përshkruan saktë katastrofën e sotme morale të shoqërisë sonë”, përfundoi Latifi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.