LAJMI I FUNDT: Zjarr tek tregu në Mitrovicë, intervenojnë zjarrfikësit

Publikuar më:

Sot në mëngjes, disa persona kanë ndezur disa goma tek tregu në Mitrovicë.

Sipas drejtor të Inspekcionit, Valon Brahimi, ky zjarr është shkaktuar nga shitësit e pulave.

Përmes një postimi, Brahimi ka paralajmëruar masa ndaj ndotësve të ambientit

Postimi i plotë:

Do të jemi të pakompromis me ndotësit e ambientit!

Qytetarë të nderuar
Në mengjesin e sotëm tek tregu, buzë stadiumit, çerdhes së qytetit, në mes dhjetra shtëpive banimi dhe qindra qytetarëve që vizituan tregun, shitës (kryesisht të pulave) të pandergjegjshëm ka djegur një sasi gomash dhe materiale të tjera të dëmshme duke shkaktuar në mes komunitetit një zjarrë dhe tymë të madh e tepër të dëmshëm për shendetin e qytetarëve. Si çdo herë inspektorët komunal kanë dal në vend ngjarje, kanë shqiptuar gjoba ndaj kryersve të këtij akti dhe me ndihmën e zjarrëfikësve kanë evituar zjarrin në fjalë!

Inspektorët komunal do të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në 7 ditë të javës m qëllim të evitimit të çfardo parregullësie që dëmton interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.