LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë në veri

Publikuar më:

­

Janë dëgjuar të shtëna me armë disa herë para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Qytetarët kanë treguar për “Jepi zë” se gjuajtjet janë dëgjuar jo larg dhe disa herë me radhë.

Siç mëson “Jepi zë”, banorë që jetojnë në veri e kanë lajmëruar Policinë, gjersa Policia menjëherë është nisur për në veri.

Banorët tregojnë për “Jepi zë” se të shtënat janë dëgjuar nga “Lagjja e Minatorëve”, dhe dyshohet se janë gjuajtur dy grupe mes vete.

“Jepi zë” do iu mbajë të informuar.

JU REKOMANDOJMË