LAJMI I FUNDIT: Tensione brenda koalicionit qeveritar, Albin Kurti ia kërkon dorëheqjen një ministri

Publikuar më:

Kryediplomatja Donika Gervalla është përballur me muaj të tërë me presionin e kryeministrit Albin Kurti për dorëheqje. Nuk ka pranuar ta bëjë këtë. Mirëpo, situata tensionuese mes tyre është duke vazhduar.

Gazeta Insajderi merr vesh se Kurti i ka bërë një propozim tjetër kryediplomates dhe partisë se saj.

Albin Kruti i ka ofruar Listës Guxo që Donika Gëevalla të mbetët vetëm në postin e zëvendëskryeministres dhe  të largohet nga posti i Ministres se Jashtme pas një procesi te riformatimit brenda Qeverisë.

“Kjo do te nënkuptonte largimin e Gërvalles për arsye te një procesi riformartimi të Qeverisë me marrëveshje mes palëve, e jo shkarkim për shkak të përfshirjes se Gervalles në skandalet e një pas njëshme”, i ka thënë Insajderit një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti.

Nuk ka ende një përgjigje të prerë nga ana e Gërvalles e partisë së saj për propozimin e Kurtit për dorëheqje me marrëveshje.

Kryediplomatja Gërvalla ka qenë e përfshirë vazhdimisht në skandale. I fundit ishte skandali në konsullatën e Kosovës në Hamburg.

Për këtë skandal, Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.

Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte në vizitë tek Konsullata e Përgjithshme në Hamburg. Por, në vend të organizatorëve ‘kapadaia’ e vërtetë ishte vet Gërvalla, pasi kërkoi që gjithçka të shkonte sipas planit të saj.

Kjo nuk u pëlqye nga konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli i cili më pas kishte dërguar edhe një email tek kryeministri, Albin Kurti dhe tek kryekuvendari, Glauk Konjufca ku tregonte për shqetësimin e tij ndaj veprimeve të Gërvallës.

Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu  në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.

Gazeta Insajderi në një intervistë ekskluzive me konsullin Gramos Begolli kishte sjellur detajet në lidhje me skandalin e ministres Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.