LAJMI I FUNDIT: Shteti kthen në Kosovë 11 gra e fëmijë nga Siria

Publikuar më:

11 shtetas të Kosovës, gra dhe fëmijë, janë kthyer në vendlindje nga zonat e konfliktit në Siri.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, ne kemi kthyer 11 shtetas të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri. Duke i kthyer këta persona, ne jemi duke ushtruar përgjegjësinë tonë, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe si anëtarë të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se ata të cilët kanë kryer krime, brenda apo jasht Kosovës, do të ndiqen penalisht.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kosova është krenare që është lider global në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Sot, ne kemi kthyer 11 shtetas të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri.

Duke i kthyer këta persona, ne jemi duke ushtruar përgjegjësinë tonë, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe si anëtarë të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.

Kosova gjithmonë do të jetë shtëpia e qytetarëve të saj.

Ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht.

Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Ata kanë dhe meritojnë të kenë kohën dhe hapësirën e nevojshme që të adaptohen. Qeveria jonë është duke i ndihmuar që të kthehen në familjet e tyre, në mënyrë që ata të riintegrohen në rrethin e tyre.

Ne nuk do të ndalemi së shërbyeri qytetarëve tanë!

JU REKOMANDOJMË