Lajmi i fundit: Plagosen dy persona në veri

Publikuar më:

Dy persona janë plagosur në mesnatë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje dhe janë duke u trajtuar në spital.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar lajmin duke thënë se policia ka marrë informatën rreth orës 2:00 dhe se ka dalë menjëherë në vendngjarje.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

Burime të KosovaPressit bënë të ditur se të plagosurit (të nacionalitetit serb) janë N. V. i njohur me nofkën “Xhoni” nga veriu i Mitrovicës dhe N. I. nga Novi Sadi i Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, në përleshjen që ka zgjatur rreth gjysmë ore nëpër rrugët “Sutjeska”, “Vllado Cetkovic”, të veriut të Mitrovicës kanë marrë pjesë numër i madh i personave./KP

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.