Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike janë afër për të nënshkruar koalicion në Mitrovicë.
“Jepi zë” ka mësuar se ata janë afër një marrëveshjeje për bashkëqeverisje në komunë.
Siç ka mësuar gazeta, LDK mund të marrë kryesuesin e Kuvendit si dhe disa drejtori mirëpo ende nuk ka pajtueshmëri pë drejtoritë.
Ndryshe, seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit është thirrur të mbahet me datën 9 dhjetor, ditën e enjte.
Kujtojmë se PDK nuk ka numra të mjaftueshëm që dolën nga rezultatet zgjedhore, mirëpo ende nuk ka konfirmuar nëse ka siguruar numrat më pas.
Me LDK dhe marreveshjet e tjera, vetëm Lëvizja Vetëvendosje mbetet në opozitë dhe sigurojnë mbi 20 numra në Kuvendin Komunal.