Shyqyri Sadiku ka dhënë dorëheqjë nga pozita drejtor teknik i Njësisë biznesore në “Trepçë”.
Sadiku ka njoftuar për dorëheqjen e tij ushtruesin e detyrës së udhëheqësit të Njësisë biznesore miniera “Trepça”, Nexhat Dedia përmes një letre.
“Ju njoftoj se duke filluar nga data 08.02.2022, për arsye parimore jap dorëheqje nga pozita e drejtorit teknik- njësia biznesore miniera me flotacion Trepça në Stan Tërg”, thuhet në letrën e dorëheqjes.