Ministria e Infastrukturës ka njoftuar se gjatë aksionit të sotëm kanë shqiptuar 20 gjoba, kanë inicuar 4 procedura penale, si dhe kanë kryer 9 sekestrime.
Ministria ka bërë të ditur se inspektime të tilla do të vazhdojnë.
“Gjatë ditës së sotme kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme. Gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, shkruhet në njoftim.