LAJMI I FUNDIT: Albin Kurtit i ndalohet garimi në zgjedhje

Publikuar më:

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Kështu kanë raportuar mediat bazuar në burime brenda KGJK-së.

”Jo vetëm Kurtit, por edhe të tjerëve që janë të dënuar në tri vitet e fundit, u ndalohet kandidimi për deputet”, thonë burimet

Kurti dje kandidatët tjerë, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatur se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidoj.

Ndryshe, 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit.Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka treguar se 15 nga 28 subjekte kanë kandidatë që kanë problemme me ligjin. Për emrin e këtyre kandidatëve, Elezi ka thënë se u mbetet partive që t’i bëjnë publik emrat.

“Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.