Lajmi i fundit: 5 policë të Kosovës janë lënduar në Veri

Publikuar më:

Në veri të Kosovës gjendja e sigurisë është mjaft e tensionuar.

Polica e Kosovës sot ka qenë e angazhuar për krijimin e kushteve për kryetarët e rinj, që të futen në objektet komunale, shkruan Jepi zë.

Por njësitë e sigurisë kanë hasur në rezistencën e madhe nga qytetarët serbë në komunat veriore.

Gjatë balafaqimit me ta, janë djegur dhe demoluar vetura zyrtare të Policisë së Kosovës.

Gazetarja e RTK gjatë emsionit Speciale ka potencuar se nga ky ballafaqim janë lënduar pesë policë të Kosovës, ndërsa ky informacion pritet të konfiromohet edhe nga Policia e Kosovës/ Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË