Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”,
Aksidentin me të vdekur e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate, përcjell Jepi zë.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjëve janë piblikuar nga faqet lokale dhe familjarë të ndjerëve./ Jepi zë