Para pak ditësh rritja e çmimit të naftës ishte enorme.
Ky çmim në Kosovë arriti në 1 euro e 81 cent për litër, duke shënuar kështu vlerën më të madhe në 20 vitet e fundit, shkruan Jepi zë.
Mirëpo ky çmim ka nisur të bie që prej dy ditësh, me ç’rast tani litri mund të blihet me 1 euro e 51 cent.
Kjo ulje po ndodh si rrjedhojë e uljes së çmimit në tregun ndërkombëtar.
Mediat e huaja raportuan para pak ditësh se Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar ta rrisin prodhimin e derivateve.
Kështu, tregjet nuk kanë më frikë për mungesë të naftës dhe si rrjedhojë kanë zbritur çmimet.