LAJM I MIRË: Rinis puna në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Publikuar më:

Punimet për rrugën Prishtinë – Mitrovicë kanë nisur në vitin 2009, por edhe pas 13 vitesh ato nuk kanë përfunduar.

Por kohë më parë punimet e rifilluara u ndalen sërish në mungesë të buxhetit, respektisht mos pagesës ndaj kompanisë punuese, shkruan Jepi zë.

Bagerët janë parë duke punuar mëngjesin e sotëm në pjesën e rrugës nga Pestova deri në Lummadh.

Makineritë po punon edhe në pjesën tek rruga e Samadrexhës, në dalje të Vushtrrisë

Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, është prej projekteve që duket se nuk ka fund. Për shumë vjet qytetarët që shfrytëzojnë këtë udhë ankohen për mosfunksionalizim e saj. Kryeministrat, me radhë, kanë premtuar se do ta përfundojnë këtë rrugë. Edhe Kryeministri i tanishëm Albin Kurti.

Sipas të dhënave nga Ministria, vlera e kontratës për rrugën Prishtinë – Mitrovicë, pa TVSH, është mbi 26 milionë e 864 mijë euro, ndërsa deri më tani janë paguar 5 milionë e 111 mijë euro e 166 euro e 53 centë.

Sipas planit dinamik përfundimi i projektit do të bëhet në maj të vitit 2023.

JU REKOMANDOJMË