Punëtorët e autolarjes në Mitrovicë kërcënojnë dhe sulmojnë zyrtarin policor, përfundojnë në pranga

Publikuar më:

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë këto kërcënime kalojnë edhe në sulme fizike, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident ku viktimë është një zyrtar policor ka ndodhur dje në një autolarje në rrugën ‘Shala e Bajgores’ në Mitrovicë.

Sinjali mëson se punëtori i kësaj autolarjeje dyshohet se ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte zyrtarin policor, i cili ishte i shoqëruar edhe nga dy pjesëtarë tjerë të Policisë së Kosovës.

Po ashtu në rast është përfshirë edhe një person tjetër nga biznesi, i cili dyshohet se ka kërcënuar policin që ndodhej aty.

Përballë kësaj situate, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Kanosje’.

JU REKOMANDOJMË