Lajm i mirë për Trepçën: Pritet akumulimi i 23 milionë dollarëve

Publikuar më:

Trepça është shoqëri aksionare 80% në pronësi të Kosovës dhe 20% të punëtorëve të saj. Ndikimi dhe pesha e këtij resursi pasuror është i lart për Kosovën në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit, gjenerimin e punësimit, rritjen e eksportit dhe Bruto Produktit Vendor.

Ky institucion është duke u përballur më vështirësi të shumta, të furnizimit me rrymë për shkak se furnizohet ne tregun e lirë dhe jo nga KEK-u.

Kjo ndërmarrje shoqërore pritët të kapërcej krizën në të cilën ndodhet.

Nëpërmjet një ofertë të mbyllur, prokurimi i ndërmarrjes ka arritur që të merret vesh me një kompani për shitjen e  koncentratet e plumbit (Pb) dhe zinkut (Zn) të prodhuara gjatë vitit 2022.

Fitues i dy kontratave që peshojnë pak më shumë se 23 milionë dollar është kompania nga Londra e Anglisë “Mineco International Limited”.

Oferta për koncentratin e plumbit është 13,525,281,60$. E koncentratit të zikunt është 9,528,626,96$.

Në ofertën që e ka parë Periskopi, koncentrat i Zinku nga Miniera e Stantergut ka qenë në sasi prej: 6,512.44 tonë sasi me lagështi, dhe 5,991.44 tonë e terur.

Koncentrat i Zinku nga Miniera e Artanës: 2,000.00 tonë i lagësht, dhe 1,840.00 tonë i terur.

Koncentrat i Plumbit i nxjerr nga Miniera e Stantergu: 5,613.85 tonë i lagësht, dhe 5,164.74 tonë i terur.

Koncentrat i Plumbit nga miniera e Artanës: 1,200.00 tonë i lagur, dhe 1,104.00 tonë i lagur.

Në garë për këtë ofertë kanë qenë edhe tri kompani tjera, por ajo nga Anglia ka pasur ofertën më të lartë. Kontratat nuk janë nënshkruar ende, derisa të kalojë afati i ankesave që mund të bëjnë kompanitë garuese tek prokurimi i ndërmarrjes.

Ndërmarrja është duke u përballur me mungesë financiare për shkak të shtrenjtimit të rrymës në berëzën ndërkombëtare. Trepça është konsumatorë vetfurnziues që e blenë energjinë në tregun e lirë, ndërkohë që importi i rrymës që nga muaji nëntor është rritur për disa fish.

Trepça Sh.A.” për vite me radhë ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta. Si probleme kyçe mund të theksohen produktiviteti i  ulët, trendi i operimit me humbje, mungesa  e shfrytëzimit të kapaciteteve të plota si rrjedhojë e teknologjisë së vjetërsuar në miniera dhe flotacione dhe njësi tjera biznesore, mungesa  e investimeve kapitale, mosha  e vjetër e stafit të kualifikuar në procesin e prodhimit, si dhe mungesa e zhvillimit të industrisë përpunuese në sektorin e metalurgjisë.

Ndërmarrja Publike Qendrore “Trepça” Sh.A. është trashëguar nga ish ndërmarrja shoqërore Kombinati Xehëtaro-Metalurgjik Trepça, si një nga komplekset më të mëdha industriale, metalurgjike dhe kimike i bazuar në Kosovë, dhe me disa pasuri në pjesë të tjera të ish Jugosllavisë. Në të kaluarën, ky kompleks minerar ishte një gjigant industrial i cili përfaqësonte një burim të konsiderueshëm ekonomik për ish Jugosllavinë. Pas përfundimit të luftës, nga viti 1999 deri në vitin 2002 “Trepça” ishte nën kontroll të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK-ut), ndërsa nga viti 2002 ka kaluar nën administrim të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), dhe respektivisht nga viti 2008 të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).Transformimi i Trepçës u formalizua në vitin 2016 përmes miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, ku nga statusi i Ndërmarrjes Shoqërore (N.Sh.) nën administrim të AKP-së, Trepça kalon në statusin e Ndërmarrjes Publike (NP).

JU REKOMANDOJMË