Lajm i mirë: Nga ky muaj deri në maj do të lirohet rryma

Publikuar më:

Nga janari deri në maj, qytetarët do të kenë zbritje në faturat e energjisë elektrike. Kjo, falë Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, që parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.


Qeveria ka ndarë 16 milionë euro për pesë muajt e parë të vitit, që do t’u jepen prodhuesve të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, e kjo do të ndikojë në subvencionim të qytetarëve.

Zbritja që do të përfitojnë qytetarët është 0.0061 cent për kilovat\orë.

“Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Njoftimi i plotë:

Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.

Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.

Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.

Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.
Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.

Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike.
Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.

Cmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.