Community Building Mitrovica është përzgjedhur në mesin e 10 finalistëve më të mirë për Çmimin Global Pluralism 2021.
I prezantuar çdo dy vjet nga @GlobalCentreforPluralism, Çmimi njeh pluralizmin në veprim; individë, organizata dhe qeveri në mbarë botën që po bëjnë punën për të ndërtuar shoqëri ku diversiteti mbrohet dhe vlerësohet.
“Është nder të jem përzgjedhur dhe presim me padurim ceremoninë virtuale në shkurt 2022. Urime të gjithë Finalistëve”, thuhet në njoftim.