Lajm i hidhur: Vdes në aksident trafiku një 40-vjeçar 

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka shtuar se viktima ka qenë rreth 40 vjeçar.

“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar ). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit’, thuhet në përgjigjen e Gashit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.