Lajm i hidhur për ish kryetarin Agim Bahtiri, i vdes një familjar

Publikuar më:

Ish kryetari Agim Bahtiri ka njoftuar se daja i tij, Kadri Feja ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.

Bahtiri ka shkruar se gjendet jashtë vendit dhe e ka të pumundur të qëndrojë pranë familjes, por i ka shprehur ngushëllime.

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe mora lajmin se ka ndërruar jetë i vetmi dajë që kisha, Kadri Fejza, i cili ishte si një prind i dytë për mua.

Pasi që gjendem jashtë Kosovës dhe e kam të pamundshme të jem prezent fizikisht pranë familjes, bashkëndjejë dhimbjen me nënën time, e cila e kishte vëlla të vetëm dhe e ka ndarë të mirën dhe të keqen së bashku me të gjatë gjithë jetës.

Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Fejza, shokëve dhe dashamirëve të dajës tim të dashur.

Lamtumirë dhe prehu në paqe i dashur dajë Kadri, do të të kujtoj përherë me mall!

Nipi yt,

Agimi

JU REKOMANDOJMË