Labinot Rexha thotë se u kontaktua nga një polic: Më kërkuan ta heq postimin

Publikuar më:

Këngëtari Labinot Rexha i cili po pretendon që ka gjetur personat që ia torturuan babin e ti,  përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, ka bërë të ditur se është kontaktuar nga institucionet e Kosovës lidhur me rastin e tij.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook.

Mirëpo në një prononcim për Lajmi.net Labi thotë se sot është kontaktuar nga ana e një Polici të Kosovës dhe në bisedë me të i është kërkuar heqja e rastit nga faqja e tij e Facebookut.

‘’F.H më ka kontaktuar gjatë ditës së djeshme dhe sot. Ka kërkuar nga unë që të largoj rastin nga Fecebooku. F.H më ka thënë se personi në fjalë ka qenë mbi 20 herë ka hi në Kosovë. Më tutje F.H lidhur me këtë rast ka thënë se janë 200 dëshmi të raportuar për të njëjtin person’’, ka thënë Labi.

Labi më tutje ka thënë se është më mirë të kontaktohet nga Prokuroria e jo nga Policia

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.