Labi ndan nga 2000 euro për Thaçin, Veselin e të tjerët – 12 mijë në total

Publikuar më:

Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se ka ndarë nga 2 mijë euro për ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.


Nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka bërë të ditur Labi.

Labi ka thënë se duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.

“Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS”, ja shkruar ndër të tjera Labi.

Postimi i plotë:

NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

Vazhdojmë…!

Tê dashur qytetarê, zgjedhjet janê kryer dhe tani duhet ti kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.
Se a dalin të pa fajshëm për luften e Kosovës, duhet te dalin, por a denohen apo jo nuk e di , neve na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.
Ne ditën e hëne, do ti deponojmë në fondin e tyre nga 2000€

Pra pêr komandanin e luftës, z. Hashim Thaqin me shokët:
Jakup Krasniqi
Rexhep Selimi
Kadri Veseli
Nasim Haradinaj
Dhe z. Gucatin

Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.