Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, viktima një 77-vjeçare

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimet Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është Bekim Bugujevci, 50-vjeçar.

Bugujevci është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë Sinjali mëson se viktima është një grua 77-vjeçare e nacionalitetit serb dhe banore e fshatit ku ndodhi aksidenti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË