Inspektorati Policor i Kosovës dje ka arrestuar një rreshter të Policisë së Kosovës, i cili dyshohet për fajde dhe detyrim.
Sinjali mëson se zyrtari policor që ra në prangat e IPK-së është Enver Dreshaj
Pas arrestimit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
Nga IPK-ja kanë treguar se Dreshaj është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që ishte edhe në kërkim.
Po ashtu, nga IPK e konfirmuan se arrestimi i Dreshajt është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të zhvilluar nga Drejtoria për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale të fajdes dhe detyrimit.