Ky është roja që u plagos gjatë grabitjes mëngjesin e sotëm tek “Albi Mall”

Publikuar më:

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para.

Sinjali raporton se personi i plagosur është Fahri Ademi, 42 vjeçar – pjesëtar i sigurimit në kompaninë “Istambul Ozel Guvenlik”.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.