Ky është polici i arrestuar, i dyshuar për dhunim

Publikuar më:

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Themelore në Gjakovë, ia ka vendosur masën e arrestit shtëpiak, policit të arrestuar i cili dyshohet se e ka kryer veprën “dhunim”.

“Gjykata pas analizimit te kërkesës PP/I.nr. 123/2023 te dt 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova dhe përgjigjes së dhënë nga mbrojtësi i te pandehurit lidhur kërkesën për vazhdimin e paraburgimit, ka konsideruar se kërkesa PP/I.nr. 123/2023 te dt. 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova është e pabazuar dhe te njëjtën e ka refuzuar si te pabazuar, dhe te njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, i cili sipas këtij aktvendimi llogaritet duke filluar nga dt.27.12.2023 nga ora 21.20 gjer me dt. 27.01.2024 nga ora 21.20.” thuhet ne vendimin e Gjykatës.

Policit nga Gjakova E.S, i dyshuar për dhunimin e një të miture, i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Gjakovës më 28 nëntor të këtij viti.

Ndaj këtij vendimi kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit avokati i të dyshuarit, Meshari Selimaj.Edhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin për paraburgim për klientin e tij.

Avokati i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme, duke kërkuar heqjen e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë. Supremja e ka aprovuar kërkesën e avokatit.

Ajo ka vlerësuar se caktimi i kësaj mase është shoqëruar me shkelje esenciale të procedurës penale, e pa prova e arsye konkrete që do arsyetonin rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ndikimit në dëshmitarë dhe rrezikut të ikjes. Këto kushte ligjore, Supremja ka vlerësuar se nuk janë arsyetuar mjaftueshëm nga dy instancat më të ulëta.

Gjykata e Gjakovës kishte vendosur më 28 nëntor të këtij viti se E.S. duhet të mbahet në paraburgim. Këtë vendim e ka vërtetuar edhe Apeli, Departamenti për Krime të Rënda më 5 dhjetor.

JU REKOMANDOJMË