Ky është personi që vodhi 500 euro në arkën e xhamisë në Drenicë

Publikuar më:

Xhamia e fshatit Kisharekë në Komunën e Drenasit, është vjedhur nga një person.

Konkretisht është vjedhur arka bamirëse, si dhe është dëmtuar dera hyrëse.

Faqja në Facebook e xhamisë në fjalë, ka publikuar pamje, ku shihet një person brenda xhamisë, tek sa duket se po përgatiste terrenin për ta kryer aktin.

Video duke klikuar KËTU

Njoftimi i plotë

NJOFTIM!

Me keqardhje ju njoftojmë se me datë 12.05.2023 në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në xhaminë e fshatit tonë, ku si pasoj është dëmtuar dera e hyrjes së xhamisë dhe është vjedhur arka e bamirësis nga një person ku për të cilin xhamia posedon video dhe foto të përsonit në fjalë.

Imami i xhamis për këtë rast ka lajmëruar organet e rendit të cilat janë duke u marrur me rastin në fjalë.

Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë.

Ja disa nga videot, të plota për rastin do të postohen më vonë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.