Ky është i arrestuari që gjuajti me armë në prani të Policisë në Jug të Mitrovicës, dërgohet në mbajtje

Publikuar më:

Posedimi dhe përdorimi i armëve ilegale po vazhdon të paraqesë një shqetësim të madh për sigurinë publike, me incidente të shumta që ndodhin në zona të ndryshme të vendit.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Jug të Mitrovicës.

Policia ka arritur të identifikojë një person i cili kishte gjuajtur me armë zjarri, madje në prani të zyrtarëve policorë. Sipas burimeve, i dyshuari, Ramadan Fejzullahi, është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe pesë fishekë.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për dy vepra penale: “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të siguruar që rastet e tilla të marrin trajtimin e duhur ligjor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.