Ky është 51-vjeçari që dyshohet se qëlloi për vdekje gruan e tij në Skenderaj

Publikuar më:

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Sinjali mëson se i dyshuari është Skender Qerimaj, i cili është vetëdorëzuar në Polici, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Lirie Qerimaj.

“E vrava gruan”, u ka thënë 51-vjeçari zyrtarëve policorë, në momentin kur është vetëdorëzuar.

48-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por për shkak të plagëve të rënda, ka ndërruar jetë.

Dyshohet se kjo vrasje lidhet nga një mosmarrëveshje që çifti kishte pasur në natën e ndërrimit të motmoteve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, Skender Qerimaj është dërguar në ndalim policor.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 48-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.