Ky është 43-vjeçari që dyshohet se mashtroi qytetarët për viza pune jashtë vendit

Publikuar më:

Sot ekskluzivisht u raportua për arrestimin e një 43-vjeçari në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë për viza pune jashtë vendit.

Sinjali ka mësuar se kush është identitetin e të dyshuarit qe u ndalua nga Policia rreth orës 15:00.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë për mashtrim me viza është Faton Cakiqi.

Cakiqi dyshohet se ka kryer disa herë këtë vepër penale duke i mashtruar qytetarët hallexhinj, të cilët kanë rënë viktimë e tij, pasi i njëjtë u premtonte rregullimin e dokumentet të nevojshme për viza jashtë vendit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor për intervistim, ku do të kryhen procedurat tjera.

JU REKOMANDOJMË