Ky do të jetë zëvendëskryetari i ri i komunës së Skenderajt

Publikuar më:

Sot gjatë ditës, është mbledhur udhëheqësia e ngushtë e PDK’së dega në Skenderaj.

Burimet e rajoni.org kanë marrë vesh se mbledhja e rrethit të ngushtë drejtues të degës së PDK’së është thirrur për të diskutuar për emërimet politike që do të bëhen në qeverisjen Nura.

Po ashtu në këtë takim është vendosur që Sami Lushtaku t’a marrë detyrën e zëvendës kryetarit.

I njejti burim ka thënë se është kërkesë e antarsisë dhe elektoratit që Sami Lushtaku të bëhet zëvendës kryetar i Komunës së Skenderajt përkundër dëshirës së tij që dikush tjetër nga PDK ta marrë këtë post.

JU REKOMANDOJMË