Kuvendi vendos: Val Deçani do bëhet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës e Lindrit Misini “Nderi i Qytetit”

Publikuar më:

Në muajin janar Mitrovica dhe gjithë Kosova u trondit nga vdekja e Nazlije Sherifiti. Ajo priste t’i bëhet transplant i veshkës.


Një djalosh i ardhur nga Zvicra por nga qyteti i Deçanit kishte shprehur dëshiren të ia dhurojë veshkë e vet. Valmir Aliçkaj tashmë kishte filluar edhe procedurat për kontrollimet mjekësore.

Poashtu në këtë aksion ishte i përfshirë edhe humanisti mitrovicas Lindrit Misini, i cili për një afat rekord kishte mbledhur sasi të madhe të parave, për ndihmë Nazlijes, 19 vjeçare.
Misini ka ndihmuar edhe shumë raste tjera, e poashtu njihet edhe kontribues i madh në sportin mitrovicas.

Për këto vepra të mëdha të këtyre dy figurave të respektuara, Komuna e Mitrovicës do t’i nderojë me tituj të qytetit.

Valmir Aliçkaj do shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës e Lindrit Misini “Nderi i Qytetit”, ky propozim erdhi nga asambleisti Remzi Rrahmani, ndërsa votimi do të bëhet në seancën e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.