Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
Me 11 pro dhe një kundër asamblistët e Mitrovicës Veriore kanë marrë këtë vendim para pak minutash.
Kujtojmë se asambleja e Mitrovicës së Veriut përbëhet nga shqiptarët, pasi asamblistët serbë kishin dhënë dorëheqje.
Ndryshe, ura kryesore e Ibrit nuk është e qarkullueshme për vetura që nga paralufta.