Kuvendi i Komunës e shfrytëzon seancën e fundit për vendimmarrje: Toka e komunës do të këmbehet me ndërtuesin e banesave “Arsi”

Publikuar më:

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës do të mbajë mbledhje ditën e enjte, që në fakt është një seancë e vecantë.


Kjo mbledhje është e fundit kur Kuvendi Komunal ka të drejtë të marrë vendime që lidhen me këmbime të tokave dhe investimet kapitale, pasi në 6 muajt e fundit para zgjedhjeve lokale, kjo gjë është e ndaluar me ligj, shkruan “Jepi zë”.

E në këtë mbledhje, po synohet të kryhen disa punë me toka. Para kuvendarëve do jetë edhe pika për këmbimin e pronës së Komunës me pronën e “Arsi Company” në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Kompania “Arsi” do ta lirojë pronën e tij, por do të marrë tokë tek pjesa që njihet nga qytetarë si ish-shkolla e Muzikës. Me këtë rast, ky pronar do të futet në këtë parcelë me qëllim që, sic edhe dihet nga veprimtaria, të fillojë ndërtimin e ndonjë banese më vonë.

Duhet theksuar se këmbimi i pronave është shpeshtuar kohën e fundit, ku Komuna ka ndërruar disa prona pa iu dashur fare asaj, por duke iu bërë favore ndërtuesve.

Sidoqoftë, “Jepi zë” do të hulumtojë lidhjet e kompanisë në fjalë dhe do të monitorojë këto seanca të randësishme./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.