Kurti ua lë fajin qeverive të kaluara për rritjen e çmimit të rrymës

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media kritikoi kritikët se interpretuan gabimisht cështjen e vendimit të rritjes së cmimit të energjisë.

Kurti ua ka hedhur fajin qeverive të kaluara për problemet energjetike në vend.

“ZRRE ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Kemi dëgjuar interpretime të ndryshme që duket se nuk kanë pasur qëllim informimin në Kosovë. Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar rritjen e cmimit të rrymës dhe për shkak të avarive të Termocentraleve të KEK që kanë rritur nevojën tonë për energji, ZRRE ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. ZRRE dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen përfshirë edhe qeverinë tonë. Me vite janë mbajtur kosto fictive për qëllime elektorale, janë larguar masa sic janë bllok tarifat. Heqja e tyre ka qenë gabim shumë i madh. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë të vë në dispozicion një subenion për sektorin e energjisë në 75 milionë euro. Kriza energjetike është shtrirë tek të gjithë”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi

“Kosova për 20 vite i është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse, nëpërmjet veprimeve e shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit”, ka thënë Kurti.

Konferenca e kryeministrit po vazhdon, duke analizuar qeverisjet e viteve të kaluara.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.