Kurti nuk ka dashur të dalë nga burgu i Nishit, e kanë nxjerrë jashtë – tha se nuk i njeh vendimet e Jugosllavisë

Publikuar më:

Kyetari i LDP-së, Çedomir Jovanoviq, zbuloi se si iu lut kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që të dilte nga burgu në Nish në vitin 2001.

Kjo ndodhi pasi lirimi u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm Vojisllav Koshtunica, pas dy vjet e gjysmë të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh, raporton Kurir, përcjell Jepi zë.

“Ai nuk ka dalë nga burgu në atë kohë, është nxjerrë nga burgu. Meqë të gjithë tani po e kritikojnë vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij, por aq sa janë kundër atij vendimi, edhe vetë Kurti ka qenë kundër këtij vendimi. Besoni apo jo, më mori në telefon drejtori i burgut për të më thënë se nuk di çfarë të bëjë, sepse Kurti nuk do të dalë nga burgu, kështu që shkova dhe fola me të, ai më thotë: “Unë nuk e njoh Jugosllavinë, une nuk i njoh vendimet e presidentit te saj. Më dënove me 15 vjet, unë do të ulem këtu 15 vjet”. I thash hej Albin, o burre, është e kot, të gjithë u larguan. E nxorren nga burgu. Në përgjithësi, ai nuk kishte as vend në burg”, tha Jovanoviq.

JU REKOMANDOJMË