Kurti mashtron me fjalim në Turqi: Të rinjtë më sollën në pushtet sepse u ofrova punë

Publikuar më:

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka ‘mashtruar’ në Turqi, duke thënë se i ka fituar zgjedhjet sepse u ka ofruar të rinjve punë.

Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Atje, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se fitoi pas dy dekadave pasi të rinjve u ofroi vende pune dhe drejtësi.

Ai në një panel diskutimi ka thënë se pas dy dekadave opozitë, “më në fund ia doli të ulet në zyrën e kryeministrit”.

“Unë kam qenë opozitar për gati dy dekada, dhe më në fund, mora zyrën me fitoren gjatë vitit të kaluar. Kanë qenë të rinjtë që më sollën në pushtet, sepse kërkuan dy gjëra që ne i kemi dhënë, punë dhe drejtësi”, ka deklaruar Kurti.

Por vlen të përmendet se gjatë këtij viti, nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë se janë rritur vendet e punës për të rinjtë.

Në 2021-tën, gjatë vitit kur ka qeverisur Kurti, shumë persona janë larguar nga Kosova dhe një numër i madh i tyre janë të rinj që shkuan drejt perëndimit në pamundësi që të gjejnë punë në vendin e tyre.

Kurti pak muaj më parë pretendoi se ka hapur 10 mijë vende pune prej kur mori pushtetin, por nuk ekziston asnjë fakt që e vërteton këtë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.