Kurti: Jam i bindur që po të ishte këtu Bedri Hamza nuk do ta propozonte tërheqjen e Trustit

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu rreth nismës për tërheqjen nga Trusti.

Kurti e ka theksuar se nuk ka kuptim që deputeti Haxhiu me profesion fizioterapeist të propozojë një nismë ekonomike, shkruan Jepi zë.

Kryeministri u shpreh i bindur se po të ishte në Kuvend Bedri Hamza, nuk do ta propozonte një nismë të tillë.

“Unë jam i bindur që po të ishte këtu deputet Bedri Hamza, nuk do ta propozonte. Jam i bindur që nuk është e rastësishme që në emër të LDK-së nuk folën as Avdullah Hoti, as Hykmete Bajrami as Lumir Abdixhiku. Po ta kanë lënë ty këtë punë. Fizioterapisti, me doktoraturë të propozojë tërheqjen e Trustit”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË