Kurti ironizon me deputetët, i quan studentë të juridikut që morën leksion nga profesoresha e ekonomisë

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Kryeministri Kurti ka replikuar me deputetët e opozitës, Abelard Tahiri dhe Ramush Haradinajn lidhur me projektin e gazit dhe fondeve të MCC-së për energji. Haradinaj e Tahiri e kanë akuzuar qeverinë se e ka refuzuar projektin strategjik të gazit. E Kurti i ka quajtur deputetët si “studentë” të juridikut që folën për energjinë.

Kurti tha s’po sheh dashuri për ShBA-në por urrejtje për qeverinë.

“Unë nuk po shoh as dashuri për SHBA-në e as dashuri për Kosovën sa urrejtje për qeverinë. Nuk kemi inat ne, inatin po e shoh tjetërkund”, tha Kurti.

Tutje ai tha se tre deputetët që ai i quajti “studentë” të juridikut ishin më të zëshmit në debatin për energjinë, e që ministrja e Ekonomisë, si “profesoreshë” e ekonomisë u dha atyre leksion.

“Çka është shpresëdhënëse është se sot ka mbajtur një leksion shumë të mirë profesorja e ekonomisë, kjo është shumë shpresëdhënëse për emancipimin sepse më energjikët në debatin për energjinë ishin tre jurista, dhe është shumë bukur se si tre studenta të juridikut morrën një leksion nga profesorja e ekonomisë, dhe jo vetëm se e morrën leksionin por edhe kërkuar që t’i zgjatet fjala asaj. Unë mund ta parashikoj se si përfundon kjo, në fund të semestrit tre studenta të juridikut do ta admirojnë profesoren e ekonomisë”, tha ai.

Të fundit

Adriana Matoshit i rikthehet sërish tumori në tru

9 vite pasi fitoi betejën me tumorin, Adriana Matoshi ka bërë të ditur se ai i është rikthyer prap. Postimi i plotë: Jetes pas sfidave besoj...

Lajme të tjera