Kurti çohet të dalë nga Kuvendi, Musliu: Mos u frikëso, mos ik o kryeministër, hajde këtu, o frikacak

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti e ka lëshuar seancën e Kuvendit ku po diskutohet rreth krizës energjetike dhe propzimit për shtrenjtim të rrymës, sapo deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e mori fjalën.

Musliu tha se Kurti është shndërruar në një “kryeministër të super arsyetimeve”, ndërsa e quajti kryeministrin “frikacak” dhe i bërtiti të rrinte aty kur ai u çua të dalë jashtë.

“Albin Kurti i super premtimeve, sot është shndërru në një kryeministër të super arsyetimeve. Si rezultat, ky kombinim… Rri more, rri, mos u frikëso. Rri o kryeministër. Mos ik prej përgjegjësisë. Hajde ulu këtu, hajde… Frikacak”, tha ajo.

Duke e vazhduar fjalën, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ndërpreu për një moment.

“Mos ma kërcëno kryeministrin, Gane”, tha Konjufca.

“Si rezultat ky kombinim na qet në pah vetëm një të vërtetë, e kjo e vërtetë është Albin Kurti i super fajësimeve”, vazhdoi Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.