Kur do të vijë gjermani i famshëm për ta rregulluar turbinën në KEK?

Publikuar më:

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën.

Ardhjen e ekspertit gjerman e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti para 7 ditësh kur kishte vizituar KEK-un.

Krasniqi para gazetarëve tha se eksperti vjen nga kompania që e prodhon turbinën, prishje e cila është serioze.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.