QKUK-ja hap 100 vende pune, pranohen disa edhe me shkollë të mesme

Publikuar më:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka publikuar sot shpalljen e konkursit për 85 infermierë të përgjithshëm, 70 prej tyre të nivelit bachelor dhe 15 me nivel të mesëm.

Konkursi po ashtu kërkon 10 teknikë të rëntgenit dhe 5 laborantë të drejtimit mjekësor. Të dyja këto pozita kërkojnë nivelin bachelor.

Sipas njoftimit, aplikimi do të jetë i hapur nga 29 mars deri më 5 prill.

Për të gjitha pozitat, kushtet e kërkuara janë diploma e bachelorit apo shkollës së mesme, licenca e punës, certifikata e letërnjoftimi dhe dëshmia që kandidati nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje. Njohja e kompjuterit (Word dhe Excel) thuhet të jetë e dëshirueshme.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë vegëz: shskukadmin.rks-gov.net

Mungesa e infermierëve në QKUK dhe në institucionet e tjera arsimore ka qenë vazhdimisht temë e diskutuar në Kosovë, sidomos në kohën kur numri i personave të infektuar më COVID-19 ka qenë i lartë.

JU REKOMANDOJMË