Ku është zhdukur Armend Muja?!

Publikuar më:

Nuk kishte ditë që nuk vizitonte Mitrovicën gjatë fushatës zgjedhore, qytet që edhe i solli i fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Avazin e vizitave në Mitrovicë, Armend Muja e pati vazhduar edhe pas zgjedhjeve me arsyetimin se po takon votuesit e tij, shkruan “Jepi zë”.

Por, për shumëkënd kjo ishte nisje e fushatës për t’u kandiduar për kryetar të Mitrovicës nga partia e tij e re.

Për gati dy muaj, Muja shihej shpesh në Mitrovicë, duke takuar shumë njerëz brenda ditës, e sidomos zyrtarë të VV-së.

Mirëpo, tani janë bërë një muaj që qytetarët mund ta shohin vetëm në TV deputetin Armend Muja, edhe atë duke folur shkurt në Kuvend.

Gazeta “Jepi zë” mëson se ai ka ndalur takimet që i mbante me strukturën e VV-së në Mitrovicë, dhe nuk po shihet në qytet.

Ani pse në çdo emission ku u pyeste për kandidaturë nuk e mohonte, Muja siç shihet ka bërë një manovër prapa, duke lënë të kuptohet që po shqyrton tërheqjen.

Krejt çka dihe deri tash, është se VV-ja po i shqyrton kandidaturat për kryetar të Mitrovicës, dhe ka qenë pikërisht “Jepi zë” që kishte raportuar para më shumë se një viti se Armend Muja do të jetë kandidat i VV-së për kreun e Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË